Smoothie me banane, arra e kanellë për një ditë plot energji
I pasur me vitamina B, C dhe E, fibra, proteina, Omega 3 dhe kripëra minerale si kaliumi, fosfori, magnezi, hekuri dhe kalciumi, ky smoothie me banane dhe arra rekomandohet sidomos ne periudha me stres të fortë dhe është ideal për vaktin e zemrës së fëmijëve tuaj. Ideal dhe për ata që shkojnë në palestër.
Përbërësit:
3 banane
½ filxhani arra
1 filxhan e gjysmë ujë
¼ luge kafeje kanellë e bluar
Përgatitja:
Hidhni arrat në një tas të vogël qelqi dhe mbulojini me ujë të pastër. Lërini për 8 orë dhe më pas kullojini dhe lajini.
Më pas hidhini në frulator duke shtuar edhe ujin, bananet e kanellën. Frulojini me shpejtësi për të paktën 60 sekonda derisa të merrni një përbërje të trashë dhe kremoze.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment