Ka mendime të ndryshme rreth temës së ngrënies së një thelpi hudhre esëll, me stomak bosh. Ndoshta keni dëgjuar gjithashtu se kjo recetë e gjyshes nuk ka asnjë lloj efektei. Por me sa duket, sipas ‘Health Digezt’ kjo metodë duket të jetë mjaft efektive në parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Studime të shumta kanë treguar se konsumi i hudhrës esëll, me stomak bosh e transformon atë në një anibiotik të fuqishëm dhe është më efektive nëse e konsumoni para mëngjesit pasi bakteret janë të ekspozuara dhe të pambrojtura.
Tek personat me hipertension, hudhra lehtëson simptomat e kësaj sëmundjeje. Përveçse ndihmon me qarkullimin e gjakut, parandalon probleme të zemrës dhe përmirëson funksioniin e fshikëzës së tëmthit dhe mëlçisë. Hudhra është gjithashtu e dobishme kur është fjala për trajtimin e sëmundjeve të stomakut dhe diarresë. Ka shumë persona që pretendojnë se ngrënia e hudhrës esëll lehtëson problemet nervore.
Në mjekësinë alternative përdorimi i hudhrës është shumë i njohur për efektet detoksifikuese, Ekspertët në këtë fushë thonë se hudhra ka veti të vrasë krimbat dhe parazitët si dhe të parandalojë probleme si diabeti, tifoja, disa lloje kanceri dhe depresioni.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment