Liker borziloku, receta për një digestiv të freskët dhe aromatik
Me aromë shumë të veçantë, borziloku është perfekt jo vetëm për pjatat e para (pestot, pastat), por edhe të dytat (peshkun) e sallatat (sidomos ato me bazë domatesh). Dhe jo vetëm: është shumë i çmuar edhe për përgatitjen e një recete antike: likerit të përgatitur në shtëpi me gjethe të freskëta borziloku.
Një digestiv i freskët, aromatik dhe shumë i volitshëm pas një darke të bollshme. Është gjithashtu një mënyrë e mirë për të përdorur borzilokun i cili edhe këtë vit në ballkonin tuaj, me siguri është me bollëk.
Përbërësit:
2 tufa borzilok
35 cl alkool
45 cl ujë
350 gr sheqer
Përgatitja:
Hiqni gjethet e borzilokut nga bima, lajini, thajini, vendosini në një enë me alkool, mbyllini dhe lërini për 3-4 ditë.
Përgatisni një shurup me ujin dhe sheqerin, ziejeni, lëreni të ftohet dhe hidheni tek ena me alkool dhe borzilok.
Tundeni mirë, kullojeni dhe hidheni në një shishe qelqi.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment