Kjo është një lloj pjate ideale kur s’keni shumë kohë të gatuani, e lehtë, e shijshme dhe plot nutrientë. Le të shohim së bashku si përgaitet:
Përbërësit:
400 gr thjerrëza
1 spec i kuq djegës
1 qepë e kuqe
1 karotë
pak mente
pak kripë
1 degë selino
pak vaj ulliri e.v
pak brodo perimesh
disa fara kumini
disa thelpinj arre
1 qepë e bardhë
5 kajsi të thata
Përgatitja:
Lani si fillim thjerrëzat. Qëroni qepën e bardhë dhe grijeni imët. Pastroni karotën dhe selinon dhe grijini gjithashtu imët. Vendosini perimet në tenxhere pa u shtuar yndyrë dhe kavardisini në zjarr të ulët duke i përzier. Shtoni thjerrëzat, shtoni dhe një garuzhde brodo dhe gatuajini aq sa ç’thuhet në paketimin e thjerrëzave. Nëse është e nevojshme, shtoni dhe një garuzhde tjetër brodo.
Përgatisni përbërësit e tjerë. Prisni qepën e kuqe në feta dhe vendoseni në një enë. Ndani në copa kajsitë e thata, mbulojini me ujë të vakët dhe lërini të zbuten për 10 minuta. Prisni specin e kuq për së gjati, hiqini farat, lajeni thajeni dhe grijeni imët. Thyeni me dorë thelpinjtë e arrave.
Sapo thjerrëzat të jenë zier, hiqini nga zjarri dhe lërini të vaken. Transferojini në enën me qepën e kuqe, shtoni specin e grirë, kajsitë të cilave u keni kulluar ujin, thelpinjtë e arrave, disa gjethe mente dhe farat e kuminit.
Shtoni 3-4 lugë vaj ulliri, kripë nëse është e nevojshme, përziejini mirë dhe servirirni pas disa minutash.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment