Arsyet pse duhet të aplikoni një fetë domate në fytyrë
Domatet tani i kemi në dispozicion gjithë vitin dhe mund t’i përfshijmë në dietën tonë në mënyra të ndryshme. E dinit që ato mund të përdoren dhe si produkte bukurie, duke ju lejuar të nxirrni versionin më të mirë të vetes suaj pa shpenzuar shumë para dhe pa aplikuar shumë kimikate toksike në lëkurën tuaj?
Në këtë artikull do të flasim për arsyet pse është një ide e mirë të aplikoni një domate në fytyrën tuaj.
Për një lëkurë me shkëlqim
Domatja ka një përmbajtje të lehtë acide, çka e bën të aftë të pastrojë butësisht shtresën e sipërme të lëkurës suaj të përbërë nga qeliza të vdekura të cilat e bëjnë lëkurën tuaj të duket pa jetë. Falë domates, lëkura juaj mund të shkëlqejë edhe pa qenë nevoja të aplikoni pudër shimmer.
Për një ton më të bukur të lëkurës
Lëngu i domates ka aftësinë të neutralizojë prodhimin e melaninës, pigmenti që i jep ngjyrë të errët lëkurës. Me aplikimin e rregullt të domates, mund të arrini një ton të bukur pa qenë nevoja të shpenzoni në kremëra të shtrenjtë.
Për të përmirësuar njollat
Si gjatë ditës ashtu edhe në mbrëmje, ju mund të aplikoni domate në shenjat që kanë lënë puçrrat dhe aknet si dhe në shenjat e plagëve të ndryshme. Vitamina C e gjendur tek domatet inkruarojon rritjen e qelizave të reja të lëkurës si dhe ka aftësi të eliminojë pigmentin e tepërt në zonat që kanë tendencë të bëhen me njolla.
Për reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave
Falë përmbajtjes së vitaminës C, domatet mund të ndihmojnë në reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave. Kjo sepse vitamina C inkurajon prodhimin e kolagjenit, një tip proteine që e bën lëkurën të tonifikuar. Duke tonifikuar lëkurën, vijat e holla dhe rrudhat reduktohen duke ju shpëtuar nga ndërhyrjet kirurgjikale.
Për të vonuar plakjen e lëkurës
Përveçse e bën lëkurën tuaj të tendosur, aplikimi i domates gjithashtu ndihmon në largimin e radikaleve të lira të dëmshme. Si rezultat, procesi i plakjes së lëkurës mund të reduktohet konsiderueshëm. Domatja jo vetëm që ka aftësi të zhdukë shenjat e para të plakjes, por i mban ato larg jush.
Për të kontrolluar shkëlqimin dhe yndyrën e tepërt
Keni një lëkurë që shkëlqen vazhdimisht nga yndyra? Gjithçka që duhet të bëni është të aplikoni një fetë domate në fytyrën tua. Lëngu i domates është në gjendje të largojë yndyrën e tepërt nga lëkura duke i dhënë fund shkëlqimit të tepërt në lëkurë.
Për të mbyllur poret e mëdha
Për shkak të prodhimit të yndyrës nga gjëndrat dhjamore, poret hapen dhe kjo gjë mund të reduktohet duke aplikuar një fetë domateje në fytyrën tuaj.
Që një domate të na sigurojë të gjitha këto që përmendëm, lërini në lëkurë për disa minuta. Më pas, shpëlajini me ujë të bollshëm.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment