Sallatë me kungulleshka, borzilok dhe mente

Sallatë me kungulleshka, borzilok dhe mente

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo sallatë është e veçantë, e thjeshtë në përgatitje dhe perfekte për të shoqëruar një pjatë të dytë ë shijshme, sidomos gjatë verës. Meqë kungulleshkat janë të stinës, duhet të përfitojmë sa më shumë prej tyre dhe t’ua ruajmë lëkurën pasi në të janë të përqendruara pjesa më e madhe e vitaminave dhe mineraleve. Aromatizojeni me mente dhe borzilok dhe shoqëroni pjatat e dyta të mishit dhe peshkut.

Ingredientët

  • 800 gr kungulleshka
  • 4 gjethe borzilok
  • 4 gjethe mente
  • Kripë e trashë
  • Kripë e imët
  • Vaj ulliri e.v
  • Piper
  • 1 thelpi hudhër

Udhëzimet

1

Lani kungujt, thajini, hiquni ekstremet dhe ndajini përgjysmë. Pastaj përsëi pritini përgjysmë në sens gjatësie duke krijuar shirita rreth 1,5 cm. Merrni një tenxhere, mbusheni me ujë dhe vendoseni të ziejë. Shtoni kungujt pasi të ketë marrë valë.

2

Shtoni një lugë kripë të trashë dhe lërini për 10 minuta. Pas kësaj kohe, kullojini kungulleshkat dhe lërini të ftohen. Më pas transferojini në një tavë dhe shtojuni pak vaj ulliri.

3

Hidhuni kripë e piper dhe shtoni një thelpi hudhre të shtypur. Shtoni gjethet e copëtuara të mentes dhe të borzilokut. Përzieni gjithçka me pirun dhe servireni të vakët ose të ftohtë. Nëse nuk e shërbeni menjëherë, mbajeni në frigorifer.

Lini një koment