Supë krem me rrepa të bardha

Supë krem me rrepa të bardha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 55

Pjatë e parë e shëndetshme, kremoze e aromatike. Zbuloni recetën më poshtë:

Ingredientët

  • 2 kg repa të bardha
  • 500 gr presh
  • 1 l ujë
  • 40 gr pana e lëngshme
  • 30 gr lajthi të qëruara
  • 2 tufëza sherebelë
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • pak arrë moskat
  • kripë e imët
  • piper i zi

Udhëzimet

1

Lani dhe pastroni mirë rrepat dhe preshtë. Pritini më pas në kubikë. Në një tenxhere ose tigan të thellë, nxehni vajin dhe shtoni gjethet e sherebelës (ruani disa për dekor) dhe lërini për gati 5 minuta në zjarr në ulët.

2

Më pas hiqini me pincë kuzhine she shtoni preshtë dhe rrepat e grira, rrisni temperaturën e sobës dhe lërini për 5 minuta të kaurdisen. Pastaj shtoni ujë, mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë për 40 minuta në zjarr mesatar.

3

Ndërkohë sistemoni lajthitë në një tepsi ku keni shtruar letër furri dhe piqini në furrë të parangrohur në 190 gradë për 15 minuta ose derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi të jenë pjekur, copëtojini me thikë. Prisni edhe gjethet e sherebelës që keni hequr mënjanë.

4

Pasi të jenë zier perimet, shuani zjarrin dhe frulojini në frulator derisa të merrni një përbërje kremoze. Kalojeni supën në një sitë për të kulluar lëngun dhe për të përftuar një masë kremoze të trashë.

5

Shtoni panën e freskët, arrën moskat dhe përziejini mirë. Shpërndajeni supën në për pjata dhe dekorojeni sipërfaqen me lajthitë e pjekura, sherebelën e grirë dhe pak piper të sapobluar.

Lini një koment