Kek i shëndetshëm me miell misri

Kek i shëndetshëm me miell misri

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Mjaftojnë disa përbërës të thjeshtë dhe në pak minuta keku juaj është gati. Përveçse shumë i shijshëm, ky kek është i pasur në minerale si kalciumi, kaliumi, fosfori, magnezi dhe natriumi që marrin pjesë në probleme të ndryshme metabolike, si p.sh në prodhimin dhe funksionimin e enzimave dhe hormoneve.

Ingredientët

  • 90 gr miell misri
  • 190 gr bajame
  • 2 lugë kafeje maja pluhur
  • ½ lugë kafeje kripë deti
  • 3 vezë
  • 175 gr sheqer (ose 125 gr nëse e preferoni më pak të ëmbël)
  • 125 ml vaj ulliri
  • 2 lugë kafeje lëkurë limoni e grirë
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 3 degëza trumëz

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 180 gradë Celsius. Në një enë të madhe hidhni miellin e misrit, bajamet e grira, majanë, kripën dhe lërini mënjanë. Në një tas tjetër thyeni vezët dhe rrihini me sheqerin për disa minuta.

2

Më pas, po aty shtoni vajin e ullirit, lëkurën dhe lëngun e limonit; frulojini derisa të merrni një përbërje kremoze. Shtoni gjysmën e përbërësve të thatë dhe përziejini. Më pas shtoni gjysmën tjetër dhe përziejini mirë derisa të homogjenizohet gjithçka.

3

Hidheni brumin në një tepsi ku keni shtruar letër furri, copëtoni degat e trumzës dhe vendosini mbi sipërfaqen e kekut.

4

Piqeni për 45 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë. Fikni furrën dhe lëreni të pushojë për 10 minuta. Më pas hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet (përndryshe do të thërrmohet para se të serviret).

Lini një koment