Një recetë e thjeshtë për bebet 6 muajsh

Pure me bizele

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Nuk duhet të jesh një master shef në kuzhinë për të bërë ushqimin e fëmijës tënd. E rëndësishme është të mbani mend se të vegjëlit hanë pak, prandaj duhet t’i jepni porcione të vogla. Gjithashtu duhet të keni kujdes nga përdorimi i ushqimeve që mund të shkaktojnë alergji, të tilla si veza, gjalpi i kikirikut, peshku, soja etj. Kur bebi juaj është 4-6 muajsh ju mund t'i përgatisni këtë pure me bizele. Kjo recetë madje mund t’ju ndihmojë të kapni dhe të identifikoni nëse keni alergji nga ndonjë ushqim. Bizelet janë një bombë nutrientësh të tilla si vitamina A, C, hekuri, proteinat dhe kalçium.

Ingredientët

  • 3 filxhanë me bizele të ngrira
  • ½ filxhan me qumësht

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë, vendosni për të zierë bizelet.

2

Pasi bizelet të jenë zbutur i kaloni në një blender dhe shtoni qumështin. I përzieni derisa të krijoni një krem homogjen.

3

Pas kësaj e kaloni purenë në një tas, e mbështillni me një qese kuzhine dhe e ruani në frigorifer për 2-3 orë.

4

Para se ta shërbeni purenë, mjafton ta ngrohni për 30 sekonda në mikrovalë. Kujdes: Pureja duhet të jetë e ngrohtë dhe jo e nxehtë!

Lini një koment