Le të flasim pak për elementet e kësaj maske dhe përfitimet që keni prej tyre.
Vajin e kokosit mund ta gjeni në një sërë recetash për flokësh, pasi ka aftësinë t’i hidratojë shumë ato.
Kanella ka aftësi antimikrobike gjë e cila ndihmon me rritjen e flokëve, kundër zbokthit, rënies së flokëve dhe forcon flokët tuaja deri në rrënjë.
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle vaj kokosi
- 1 lugë gjelle kanellë
Udhëzime:
- I bashkoni të dy përbërësit në një tas dhe i përzieni mirë.
- Krihni flokët dhe aplikoni maskën duke filluar nga rrënja e deri tek majat.
- Përdorni gishtat për të masazhuar skalpin e kokës. Tani i mblidhni flokët me ndihmën e një peshqiri.
- I lini të qendrojnë për 30-45 minuta. Pas maskës i shpëlani flokët me shampo dhe kondicioner.
Kjo maskë është shumë e mirë dhe shumë efektive nëse përdoret një herë në javë./neps.al
Lini një koment