Pastiço me patate dhe salsiçe

Pastiço me patate dhe salsiçe

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 1 ore

Pastiçot janë gjithmonë zgjedhje të shijshme falë djathit apo proshutës që mund të kenë në përbërje, nuk kanë kosto të lartë dhe përgjithësisht i pëlqen e gjithë familja. Pastiçoja me salsiçe dhe patate që do të përgatisim sot, premton që do t’ju rrëmbejë zemrën sapo të shihni sipërfaqen e saj të thekërrisur bukur.

Ingredientët

  • 900 gr patate të kuqe
  • 650 gr salsiçe
  • 100 gr qepë të bardha
  • 3 dega rozmarine
  • 6 gjethe sherbele
  • 20 gr verë e bardhë
  • 120 gr djathë parmixhano i grirë
  • 200 gr robiola (djathë i bardhë i butë)
  • Vaj ulliri e.v
  • Bukë e thekur e grirë (peksimadhe)
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Merrni qepën, qërojeni dhe priteni në feta të holla. Më pas grini degët e rozmarinës dhe ato të sherebelës. Prisni për së gjati salsiçet, hiquni cipën dhe grijini me thikë.

2

Lani patate dhe pritini në feta me gjithë lëkurë. Gjatë kohës që i prisni në feta, futini në një enë me ujë që të mos nxihen.

3

Nxehni pak vaj në një tigan, më pas shtoni qepën e prerë në feta dhe lëreni të skuqet për 5-6 minuta në zjarr të moderuar derisa të bëhet e butë dhe transparente. Më pas shtoni salsiçen e grirë dhe bimët e grira aromatike.

4

Skuqini disa minuta dhe më pas shuajini me verën e bardhë. Lëreni mishin të gatuhet për 12 minuta, më pas fiknis sobën dhe lëreni tiganin mënjanë.

5

Merrni një tavë qelqi, lyejeni me vaj dhe spërkatini fundin dhe anët me bukë të thekur të grirë. Shtroni një shtresë patatesh të cilat ikeni kulluar mirë.

6

Hidhuni pak vaj sipër, kripë, piper, pak parmixhan të grirë dhe disa copa robiola të prerë në kubikë. Më pas vazhdoni me një shtresë salsiçesh.

7

Më pas vazhdoni përsëri me një shtresë patatesh, djathërash e salssiçeje derisa t përfundojnë gjithë përbërësit. Përfundojeni shtresën e fundit me djathë në sipërfaqe dhe hidhini piper.

8

Piqeni pastiçon në furrë të ngrohur në 180 gradë Celsuius për 40 minuta në pjesën qendrore të furrës. Pasi të ketë përfunduar pjekja, hiqeni nga furra dhe servireni të prerë në feta.

Lini një koment