Liker luleshtrydhesh i përgatitur vetë

Liker luleshtrydhesh i bërë në shtëpi

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Me aromën e verës, të kanellës dhe shijes së veçantë që i jep uthulla e verës, likeri me luleshtrydhe është një përgatitje e veçantë shumë e dashur në kuzhinë. Ideal për t’u konsumuar në fund të një vakti, për t’u dhënë më shumë shije akulloreve dhe sallatave me fruta.

Ingredientët

  • 400 gram luleshtrydhe
  • 25 cl alkool
  • 4 dl ujë
  • 450 gram sheqer
  • 3 cl uthull e kuqe vere
  • 1 shkop kanelle

Udhëzimet

1

Hidhni në një tenxhere sheqerin, uthullën dhe pak ujë, karamelizojini, shtoni pjesën tjetër të ujit dhe lërini të ziejnë për një minut.

2

Shtoni luleshtrydhet e prera dhe kanellën, përziejini dhe lërini të lëshojnë shijen për një ditë e gjysmë. Hiqni kanellën dhe luleshtrydhet, shtrydhini këto të fundit në mënyrë që të lëshojnë lëngun,shtoni alkoolin, përziejini dhe lërini të pushojnë në firgorifer për një ditë.

3

Filtroni likerin dhe hidheni në shishe.

Lini një koment