Maskë fytyre me çokollatë. Ekstra mbrojtje, ekstra ushqyerje

Çokollata na bën mirë për shëndetin e zemrës, për presionin e gjakut dhe sigurisht, na kënaq dhe shijet.

E pasur në antioksidantë, çokokollata i jep lëkurës një mbrotje ekstra kundra radikaleve të lira dhe e ushqen. Çokollata është shumë e përdorur dhe në spa, por në këtë rast, do ta sjellim trajtimin e spa-së në shtëpi.

Përbërësit:

  • 1 lugë çaji kakao pluhur
  • 1 lugë çaji kos
  • 1 lugë çaji mjaltë

 

Përziejeni kakaon me mjaltin dhe jogurtin. Kakaoja pluhur mund të jetë e vështirë për t’u përzier, kështu që kini durim me këtë hap. Vazhdoni përzierjen derisa të duket si çokollatë e shkrirë.

Pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Aplikoni maskën më pas në fytyrë të thatë duke lënë të paprekura zonat e syve. Relaksohuni për 10-15 minuta.

Lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni.

Lini një koment