Çajrat janë një prej pijeve më të preferuara gjatë dimrit për t’u ngrohur pak pas një dite të ftohtë. Por këto pije janë gjithashtu të shkëlqyera edhe në pranverë e verë në variantin e çajit të ftohtë.
Me frutat e sezonit të pranverës mund të përgatiten çajra të ftohtë detox, perfekte për organizmin. Janë ideale për të hidratuar trupin dhe për mirëqenien tonë.
Ja cilat janë çajrat më të mirë të pranverës të cilat mund t’i shijoni me miqtë tuaj në verandë ose kopsht.
Çaj me kastravec
Një përbërës i lidhur gjithmonë me freskinë, kastraveci, është i shkëlqyer për të përgatitur një pije të ftohtë. Si fillim përgatitet, më pas vendoset në frigorifer. Merrni tre lugë gjelle feta kastraveci, vendosini në ujë të vluar, lërini në infuzion për 5 minuta dhe më pas lëreni çajin në temperaturën e ambientit para se ta fusni në frigorifer.
Çaj i ftohtë me mente
Çajrat e ftohtë janë shumë të thjeshtë për t’u përgatitur. Për atë me mente, pasi të keni përgatitur infuzionin, mund të shtoni gjethe të freskëta menteje për një shije të shtuar dhe më të freskët. Edhe nëse përgatisni një infuzion me frutin e dardhës, mentja kombinohet shumë mirë me këtë shije.
Çaj i ftohtë me mollë
Çajit me mollë shpesh i shtohet edhe xhinxher ose kanellë dhe preferohet shumë në muajit e ftohtë. Por mund të përgatitet edhe me mollë të freskëta në versionin pranveror për një shije të pasur e të plotë.
Çaj i ftohtë me kivi
Kivi-t janë ideale për të përmbyllur një drekë ose një darkë me diçka të ëmbël e të lehtë. Edhe çajrat e luajnë mirë këtë funksion dhe çaji ftohtë me kivi e pak limon është një ilcaç kundra motit të nxehtë.
Çaj me ananas
Ananasi është ideal për djegien e yndyrave dhe mund të përdoret edhe si një ingredient për çajrat tuaj të ftohtë që u shërbeni miqve dhe të afërmve. Zieni një litër ujë dhe vendosni në të disa feta të trasha ananasi. Lëreni derisa të avullojë gjysma e ujit dhe pijeni gjatë gjithë ditës./neps.al
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment