Këtu është një listë e produkteve më të mira që do t’ju ndihmojnë të mbani lëkurën tuaj të freskët dhe të re:
Shegët
Përmbajnë vitamina dhe antioksidantë, ndihmojnë në luftën kundër dëmtimit nga rrezet e diellit.
Vaj ulliri ekstra të virgjër
Përmban omega 3 dhe acide yndyrore që janë të mira për lëkurën.
Boronica Janë të pasura me antioksidantë, ndihmojnë për të mbajtur enët e gjakut elastike dhe ruajnë presionin e ulët të gjakut.
Çaji jeshil Ndihmon në parandalimin e dëmtimit oksidativ në lëkurën tuaj nga rrezatimi UV.
Perimet me gjethe jeshile
Spinaqi dhe kale janë perime anti-inflamatore që luftojnë kundër plakjes dhe janë të mbushura me vitamina K, A, C dhe E.
Peshku me yndyrna të shëndetshme Salmoni, toni, sardelet dhe skumbri janë një burim i madh i acideve yndyrore omega 3 që reduktojnë gjendjet inflamatore.
Uji Luan rolin më të rëndësishëm në luftimin e procesit të plakjes. Pini ujë për të mbajtur organet dhe nyjet tuaja që të funksionojnë mirë, për të mbështetur proceset tuaja metabolike dhe për të hidratuar lëkurën tuaj.
Ushqimi i shëndetshëm ndonjëherë nuk është i lehtë! A kemi përmendur ndonjë nga produktet tuaja të preferuara këtu?/neps.al
Në botën e mirëqenies, një nga zakonet më të thjeshta, por edhe më efektive që mund të përvetësosh, është konsumimi i ujit me limon. Është i lehtë për t’u përgatitur, ekonomik dhe plot me përfitime shëndetësore. Por, përse kjo...
Çdo vit, më 1 tetor, festojmë Ditën Ndërkombëtare të Kafes, një ditë e dedikuar dashamirësve të kësaj pije magjepsëse! Kafeja ka një histori të gjatë që fillon në Etiopi, ku legjendat thonë se bariu Kaldi zbuloi efektet e saj...
Nëse keni dëgjuar për acidin folik, gjasat janë që ai të përmendet në lidhje me shtatzëninë. “Acidi folik mbështet zhvillimin e fetusit, duke reduktuar defektet e tubit nervor gjatë shtatzënisë,” thotë Reema Pillai, dietologe në Dietitian Fit. Por, “është...
Lini një koment