Maskë me argjilë dhe mjaltë për lëkurë të pastër në thellësi
Një maskë pastruese si kjo, është shume e nevojshme për lëkurat me akne, apo problemet e tjera të lidhura me serumin e tepërt që shkaktojnë pika të zeza, lëkurë të yndyrshme ose acarime të lëkurës. Ky trajtim pastrues dhe detoksifikues ndihmon lëkurën të rigjenerohet dhe të rigjejë ekuilibrin. Të jetë përsëri e freskët dhe e shndritshme. Nëse e bëni këtë maskë njëherë në javë përgjatë një muaji, do të shihni rezultate të shkëlqyera.
Përbërësit:
2 lugë argjilë
Një lugë kafeje mjaltë
Një pikë vaj nga pema e çajit (tea tree oil)
2 pika vaj esencial livande
Pak ujë
Në një enë hidhni argjilën dhe ujin gradualisht, gjithmonë duke i përzier derisa të përftoni një pastë të butë dhe homogjene.
Shtoni mjaltin, vazhdoni përzierjen dhe shtoni vajin e pemës së çajit dhe vajin esencial të livandës.
Përzieni të gjithë përbërësit dhe me një furçë aplikoni maskën në fytyrë duke mos prekur zonën e syve.
Lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët derisa të eliminoni çdo mbetje.
Prisni një minutë dhe aplikoni krem hidratant në fytyrë.
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
Në plazh, më shumë se gjithçka tjetër, trupi ka nevojë për hidratim dhe energji e çfarë është më perfekte se një përzierje tropikale natyrale? 🍉 Shalqiri: i pasur me ujë, elektrolite dhe shije freskuese🍍 Ananasi: ndihmon tretjen dhe përmban...
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
Lini një koment