Sallatë verore me mango, sallatë jeshile dhe patëllxhanë të pjekur

Sallatë me mango, sallatë jeshile dhe patëllxhanë të pjekur

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 12 minuta

Po vjen vera dhe fatmirësisht kemi mundësi pafund të krijojmë sallata të ndryshme me frutat dhe perimet e stinës që ajo ofron. Detoksifikuese, e pasur me antioksidantë, fibra, vitamina, dhe veçori të tjera të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit. Mango është një frut ekzotik shumë i shijshëm jo vetëm për përgatitjen e lëngjeve të frutave, sorbetove e akulloreve, por edhe për sallatat si kjo me bazë sallate jeshile, patëllxhanësh e lëngu limoni. Shtoni edhe pak djathë provola dhe do të keni një tryezë një pjatë unike, të ushqyeshme e të shëndetshme, perfekte për ta marrë edhe në plazh.

Ingredientët

  • Një tufëz sallatë jeshile
  • 1 patëllxhan
  • 1 mango e pjekur
  • 1 lugë lëngë limoni
  • 120 gr djathë provola
  • 3 feta bukë integrale
  • 1 lugë kafeje rigon
  • Pak uthull balsamike
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë deti

Udhëzimet

1

Prisni në feta patëllxhanin, piqeni në skarën e sobës dhe shtojini vaj ulliri, uthull balsamike dhe rigon.

2

Pastroni mangon, priteni në kube dhe përziejeni me lëngun e limonit.

3

Thekni fetat e bukës, pritini në copa dhe bashkojini me vaj e rigon.

4

Prisni djathin në kube, në të njëjtat përmasa me bukën.

5

Lani sallatën, thajeni, copëtoni gjethet me duar dhe vendoseni në një pjatë duke e spërkatur me vaj, kripë e uthull.

6

Vendosini sipër përbërësit e tjerë dhe shërbejeni

Lini një koment