Patatet më të mira, shijohen vetëm kështu!

Patate furre të marinuara

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Sekreti qendron tek marinimi. Kjo më besoni, vlen edhe për patatet. Neps ju tregon sot, një recetë për shijimin e patateve në furrë si asnjëherë më parë.

Ingredientët

  • 5 patate mesatare
  • 1 lugë gjelle paprika
  • 2 lugë gjelle kumin
  • ½ lugë gjelle kripë
  • 1 lime
  • pak koriendër

Udhëzimet

1

Qëroni mirë patatet dhe i prisni në feta sipas dëshirës. I lini të qendrojnë në një enë me ujë të ftohtë për 10 minuta.

2

Më pas i thani dhe i shtroni në një tavë, ku keni vendosur më parë një letër kuzhine. Shtoni sipër patateve kripë, vajin, paprikën dhe farat e kuminit.

3

E fusni në furrë për 25-30 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

4

Pasi patatet të jenë gati i nxirrni nga furra, i shtoni sipër lëngun e limes dhe koriandër. Shijojini!

 

Lini një koment