Mjaft e dëmtuat fytyrën! Si të bëni një larës natyral me çaj jeshil dhe mjaltë

Përkujdesi ndaj fytyrës duhet të jetë pjesë e rutinës suaj të përditshme. Vetëm kështu e ndihmoni lëkurën të jetë plot jetë dhe e shëndetshme. Nuk ka rëndësi tipi i lëkurës, ti duhet të gjesh atë që të përshtatet më së shumti.

Produktet e lira me kimikate dëmtojnë lëkurën në vend që t’i bëjnë mirë, prandaj ne ju sugjerojmë të përgatisni vetë një larës natyral për fytyrën:

Do ju nevojitet:

  • dy lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
  • 2 lugë gjelle vaj avokado
  • 2 lugë gjelle sapun i papërpunuar
  • 1 bustinë çaji jeshil
  • 5 pika vaj i pemës së çajit
  • 2-3 lugë gjelle ujë i destiluarcombine ingredients

Përgatitja:

  • Si fillim shtoni ujin, sapunin, mjaltin dhe çajin jeshil. I trazoni mirë.
  • Kalojeni masën në një blender dhe teksa i përzieni shtoni vajin e avokados dhe vajin e pemës së çajit. E përzieni me mikser dore derisa masa të bëhet homogjene.
  • Tani kalojeni larësin e fytyrës në një shishe specifike dhe është gati. Mund ta përdorni që tani!

Lini një koment