Pure e shijshme me mollë dhe banane

Pure me mollë dhe banane

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Kjo pure për të vegjëlit tuaj është shumë më e shijshme nga sa mund ta imagjinoni...

Ingredientët

  • 1 mollë (bashkë me lëkurën)
  • 1 banane
  • 1 gotë qumësht ( të vakët)
  • 1 kungulleshkë
  • pak xhinxher

Udhëzimet

1

Prisni në kubikë kungulleshkën, e vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhinë. I shtoni sipër pak vaj ulliri dhe e fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

2

Lani dhe prisni mollën në 4 pjesë. Hiqni bishtin dhe farat, por jo lëkurën.

3

I kaloni në procesor mollën bashkë me kungullin për disa minuta, derisa të bëhen krejtësisht pure. Nëse doni mund t’i shtoni një lugë gjelle vaj ulliri.

4

Shtoni shumë pak xhinxher dhe qumësht.

5

Trazojeni edhe njëherë dhe ushqimi për bëbën tuaj është gati!

Lini një koment