Recetat me bazë çokollatën rozë, trendi absolut i ushqimit për 2019-ën
Mousse, glasse dhe salca të ndryshme: Si të kënaqeni në kuzhinë me çokollatën rozë ose çokollatën e re Ruby për t’i dekoruar ëmbëlsirat në modalitetin pink?
Çokollata Ruby është definuar si trendi ‘par excellence’ në vitin 2019 nga ‘The Barry Callebaut Group’. Sigurisht, kjo çokollatë do të flasë për veten sepse është i vetmi inovacion unik dhe i vërtetë në botën e çokollatës për dekada të tëra. Deri tani, të apasionuarit mbas çokollatës mund të zgjidhnin mes asaj fondente, me qumësht ose të bardhë, por tashmë çokollata rozë ka zgjeruar gamën e zgjedhjeve jo vetëm në llojet që blejmë, por edhe në mënyrën si përgatisim ëmbëlsirat?
Më poshtë do t’ju tregojmë një recetë, por më parë le të shuajmë disa kuriozitete. Për shembull, nga derivon çokollata rozë (e gjitha natyrale)? Përgjigjia: Nga një lloj i veçantë i kakaos. Po shija është ndryshe nga çokollata e zakonshme? Po, çokollata Ruby na prezanton një shije më afër frutave. Kush e ka zbuluar? Grupi ‘Barry Callebaut’ në qendrën e tij të zhvillimeve dhe kërkimeve, pas 10 vitesh punë.
Më poshtë do t’ju tregojmë recetën e një salce me bazë çokollate rozë me të cilën mund të zbukuroni muffin, kekë apo ëmbëlsira të ndryshme.
Për përgatitjen e saj duhen:
29 gr pure lime
146 gr pure mjedrash
15 gr glukozë
204 gr çokollatë Ruby
135 gr masë xhelatine
Për ta përgatitur, ngrohni në 40 gradë Celsius purenë e mjedrave, limes dhe glukozën.
Shkrini në 35 gradë Celsius çokollatën së bashku me xhelatinën. Përzieni dy përgatitjen së bashku dhe trazojini mirë.
Shtoni panën, përziejini mirë dhe lëreni të kristalizohet për 24 orë. Rriheni në mikser para përdorimit, futeni në një xhep pastiçerie dhe dekoroni me të ëmbëlsirat.
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment