Supë me lulelakër, supa që duhet t’i gatuani fëmijëve sot!

Supë me lulelakër

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ushqimi që i japim fëmijëve tanë në përditshmëri padyshim duhet të marrë vëmendjen tonë kryesore. Larg ushqimeve të gatshme dhe pijeve të gazuara. Sa më shumë supëra e perime. Folati dhe vitamina B6 që gjenden tek lulelakra janë të rëndësishme për një metabolizëm dhe gjak të shëndetshëm. Ja si të realizoni një supë me të. Përbërësit janë të vlefshëm për një person.

Ingredientët

  • 100 gr lulelakër
  • 100 gr kungulleshka
  • 1 lugë çaji gjalpë
  • ½ gotë qumësht
  • ½ të verdhë veze
  • 1 gotë ujë
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Vendosim ujin të ziejë, shtojmë lakrën dhe kungullin të prerë në copa të vogla.

2

I ziejmë për pak minuta dhe më pas i shtojmë kripë. Kalojeni masën në një blender për ta bërë supën kremoze.

3

Ndërkohë ngrohni qumështin dhe e përzieni me të verdhën e vezës. I shtoni gjalpin dhe e përzieni mirë.

4

Bashkoni masat së bashku. Supa shërbehet e ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment