Biskota me copëza çokollatash

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 15 min

Një recetë tepër praktikë për përgatitjen e disa biskotave të shijshme, nga duart tuaja. Hidhini një sy dhe pse jo filloni t'i përgatisni!

Ingredientët

  • 1 kg miell për ëmbëlsira
  • 200 gram copëza çokollatash
  • 2 vezë
  • 1 filxhan vaj luledielli

Udhëzimet

1

Në një enë të madhe shtoni miellin, çokollatën dhe vajin. Shtoni vezët dhe trazojeni mirë.

2

Tani me ndihmën e një luge merrni nga brumi i biskotave dhe i vendosni në një tavë. Kujdesuni që më parë të keni shtruar një letër kuzhine dhe biskotat të kenë një distancë nga njëra tjetra.

3

I fusni në furrë për 12 minuta, në temperaturë 180 gradë celsius. Biskotat janë gati!

Lini një koment