1.Si fillim vendosni një tigan të thellë me ujë dhe pak kripë në zjarr.
2.Kur të nxehet shtoni gjalpin në copa dhe kur të valojë hidhni pak nga pak miellin duke e trazuar mirë që të mos ngjitet dhe të behet me kokrra.
3.Hiqeni nga zjarri dhe vazhdoni ta trazoni kur të shkëputet masa nga tigani vendoseni në një tas të madh dhe shtoni vezët një nga një duke e përzier pas çdo veze.
4.Mbushni qeskën për pastiçeri me këtë masë dhe duke e shtypur dhe e rrotulluar dhe hidheni brumin në një tepsi të shtruar me letër dhe piqini për 20 minuta në temperaturë 170 gradë C.
5.Kur të ftohen pritini për së gjëri dhe mbushini me kremin e pastiçerisë dhe sipër me sheqer pluhur vendosni kokra qershie apo çdo lloj reçeli siper.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment