Sugjerojmë:

Sallatë me kastravec, kos dhe mente

Veshtiresia
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
2 kastravecë të freskët (të qëruar dhe të prerë hollë)
200 gr kos natyral ose grek
1 thelb hudhër (i shtypur – opsional)
1 lugë gjelle lëng limoni
Kripë sipas shijes
Pak vaj ulliri ekstra të virgjër
1 dorë gjethe mente të freskëta të grira hollë
Pak piper i zi (opsional)

  1. Qëro dhe prej kastravecët në feta shumë të holla ose gri i trashë.

  2. Vendosi në një tas, shto pak kripë dhe lëri 5 minuta të nxjerrin ujin e tepërt.

  3. Ndërkohë, përziej kosin me hudhrën, lëngun e limonit, pak kripë, vajin e ullirit dhe menten.

  4. Kastravecët kulloi mirë dhe shtoji tek përzierja me kosin.

  5. Përzieji të gjitha lehtë dhe lëri 15 minuta në frigorifer para se ta shërbesh.

E shijshme dhe plot freski!

Ideale si pjatë e parë ose si garniturë pranë mishit të pjekur.

Komento