Patatet, karrotat dhe specat i presim në copa të mëdha. I vendosim perimet në një tavë për pjekje dhe i spërkasim me vaj ulliri, kripë, piper, dhe rozmarinë të freskët. I përziejmë mirë dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 30 minuta, derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë.
Ndërkohë, filetot e pulës i marinojmë me vaj ulliri, hudhër të shtypur, kripë, piper dhe rigon. I skuqim në një tigan të nxehtë për rreth 5-6 minuta nga secila anë, derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe të jenë gatuar plotësisht.
Pasi perimet të jenë pjekur, i vendosim filetot e pulës sipër dhe i fusim për 5 minuta të tjera në furrë për t’i kombinuar shijet.
Shoqërohet me: Një sallatë të freskët dhe limon të prerë. Konsumohet si një darkë e lehtë dhe e shëndetshme.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento