Jani me fasule

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
90 minuta
Sugjerohet për:
6 persona
Kalori:
250 kcal për porcion
Fasule të bardha (500 g)
Qepë (2 të mëdha)
Karrota (2 të mesme)
Speca jeshilë (1 i madh)
Hudhër (3-4 thelpinj)
Vaj ulliri
Domate të grira (200 g)
Piper i kuq (1 lugë gjelle)
Kripë dhe piper sipas shijes
Gjethe dafine
Rigon

Përgatitja

Fasulet i vendosim në ujë të ftohtë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta. Pas kësaj, i kullojmë dhe i heqim mënjanë. Në një tenxhere të madhe, ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim qepët, hudhrat dhe karrotat e prera në kubikë. Pasi të jenë zbutur, shtojmë specin e grirë dhe domatet.

Shtojmë piperin e kuq, rigonin dhe dafinën, pastaj hedhim fasulet në tenxhere dhe i mbulojmë me ujë të ngrohtë. E lëmë gjellën të ziejë për rreth 1 orë në zjarr të ulët, derisa fasulet të jenë zbutur plotësisht dhe lëngu të trashet. E rregullojmë shijen me kripë dhe piper sipas dëshirës.

Shoqërohet me: Bukë të thekur dhe turshi. Konsumohet si pjatë kryesore në drekë ose darkë.

Komento