Qepën dhe hudhrën i skuqim lehtë në vaj ulliri derisa të zbuten. Shtojmë specat e prera në kubikë dhe i gatuajmë derisa të zbuten. Ndërkohë, presim patëllxhanët, kungulleshkat dhe domatet në feta të holla. Shtojmë patëllxhanët dhe kungulleshkat në tigan, duke i përzier lehtë për disa minuta.
Shtojmë domatet dhe erëzat sipas shijes, si kripë, piper, trumzë dhe rigon. E mbulojmë tiganin dhe lëmë përzierjen të ziejë në zjarr të ulët për rreth 40 minuta, duke e përzier herë pas here.
Shoqërohet me: Bukë të freskët dhe djathë të butë si feta ose brie. Konsumohet si pjatë e dytë ose pjatë kryesore vegjetariane.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Komento