Patëllxhanët i presim në feta të holla dhe i skuqim lehtë në vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë. I lëmë mënjanë. Në një tigan tjetër, skuqim qepën dhe hudhrat deri sa të zbuten, më pas shtojmë mishin e grirë dhe e gatuajmë deri sa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë domatet e grira, kripën dhe piperin dhe lëmë përzierjen të ziejë për rreth 20 minuta derisa lëngu të avullojë.
Ndërkohë, përgatisim një salcë beshamel. Shkrimë gjalpin në një tenxhere dhe shtojmë miellin. E përziejmë derisa mielli të marrë ngjyrë të lehtë kafe. Shtojmë qumështin gradualisht duke përzier vazhdimisht deri sa salca të trashet. Më pas, shtojmë vezët e rrahura dhe e largojmë tenxheren nga zjarri.
Në një tavë për pjekje, shtrojmë një shtresë patëllxhanë, një shtresë mish dhe e mbulojmë me një shtresë tjetër patëllxhanë. Përsërisim derisa të mbarojnë përbërësit, duke e përfunduar me salcën beshamel. E mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e fusim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta.
Shoqërohet me: Sallatë fshati dhe verë të kuqe. Konsumohet si drekë ose darkë e bollshme.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Komento