1. Filetot e merlucit pritini në copa të mëdha, hidhini erëza, kripë e piper të zi sipas shijes dhe spërkateni me lëng limoni. Pastaj rrotulloheni nëpër përzierjen e miellit me piper të kuq të bluar, lëshojeni në vaj të nxehtë dhe fërgojeni derisa të skuqen.
2. Priteni qepën në kuba, shtypni hudhrën, ndërsa domatet bluajini në mikser.
3. Në pak vaj kaurdisni qepët, e pastaj shtojini domatet, hudhrën, borzilokun dhe erëza sipas shijes. Hidhni verën e bardhë dhe lëngun e domateve, shtojini ullinjtë dhe ziejini pak.
4. Filetot e fërguara të merlucit renditini në tavën rezistuese ndaj zjarrit të lyer me vaj, hidhni salcat e përgatitura dhe ushqimi piqet 20 minuta në furrën e nxehtë paraprakisht në 200 gradë Celsius.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Komento