Fërgesë me djathë dhe miell misri

Veshtiresia
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
4 lugë gjelle miell gruri
1 fetë djathë për person
2 lgj miell misri
2 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalpë
1 thelpi hudhër
1 Iugë çaji piper i kuq
kripë
piper i zi

Në një tigan më yndyrë skuqim djathin të lyer me miell nga të dy anët.

Në po atë yndyrë kaurdisim miellin e misrit dhe të grurit.

Pasi mielli ka ndryshuar pak ngjyrë shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe ujin.

E lemë të vlojë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.

E servirim duke vendosur në qendër djathin e skuqur.

Komento