Rregulli 5 sekondësh: A konsumohet ushqimi pasi ka rënë në tokë?
Me siguri e ke bërë dhe ti! Të ka rënë ushqimi nga dora dhe e ke “shpëtuar” kur ka kaluar më pak se 5 sekonda në tokë.
Por, sa i sigurt është ky rregull 5 sekondësh dhe a kemi vepruar gabim deri tani, na e tregojnë specialistët.
Për fatin tonë të keq, “Rregulli 5 sekondësh” është vetëm një mit, pasi është më e sigurt që ushqimi të mos konsumohet më pasi ka rënë përtokë.
“Rregulli i pesë sekondave është një mit,” konfirmon Wendi Lebrett, MD, mjeke e certifikuar dhe bashkëpunëtore e gastroenterologjisë. “Nuk ka asnjë kohë të sigurt të rekomanduar për konsumimin e ushqimit kur ai ka rënë në dysheme.”
Nuk do ta lëpini gishtin pasi ta prekni në dysheme për pesë sekonda (ose më pak!) dhe i njëjti arsyetim vlen edhe për ushqimin. “Bakteret mund të transferohen në ushqim pothuajse menjëherë pas kontaktit,” thotë mjeku Kenneth Brown.
Rregulli mund të ofrojë një zgjidhje të shpejtë, por shkenca mikrobike tregon se siguria e ushqimit është më komplekse. Hulumtimet e publikuara në Journal of Applied Microbiology tregojnë se salmonela mund t’i kontaminojë ushqimet shumë shpejt, brenda pesë sekondave.
Pra, shmangni konsumin e çdo produkti që ka rënë në dysheme, pavarësisht se sa shpejt e kapni atë.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment