Në një tenxhere hedhim ujë dhe sapo të marrë valë shtojmë kripën dhe makaronat.
Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim 2 thelpinj hudhër dhe pak majdanoz që të aromatizohet vaji sa më mirë. Shtojmë më pas frutat e detit, i lemë në zjarr të lartë për 2 minuta, më pas i shuajmë me verën e bardhë.
Më pas shtojmë pomodorinin, kripën dhe piper. I trazojmë derisa të zbuten pomodorinit dhe në fund shtojmë një kupë nga uji i makaronave. E mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë salcën me furta deti të lidhet.
Bashkojmë makaronat me salcën e përgatitur. I trazojmë mirë dhe i lemë për 5 minuta të lidhen, hedhim sërish majdanoz dhe piper të freskët.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento