Në tryezën e Lyrical Son: Si të gatuash ushqimin e preferuar të reperit
Ushqimi është një dashuri më vete, pa të cilën e kemi të pamundur të jetojmë! Persona të ndryshëm kanë shije të ndryshme dhe sigurisht shije tradicionale që nuk mungon kurrë në tryezat e familjes.
Kështu edhe reperi Lyrical Son nuk ka shumë naze sa i përket ushqimit, madje ai ka zbuluar përmes një postimi se një nga ushqimet e preferuar të tij është byreku.
Që të shijoni byrekun me gjizë si reperi, merreni recetën mëposhtë:
Në tryezën e Lyrical Son: Si të gatuash ushqimin e preferuar të reperit
Koha e përgatitjes: 30 min–Koha e gatimit: 30 min
Ingredientët
Për brumin:
300 gr miell
1 filxhan vaj ulliri
200 ml ujë i vakët
Kripë
Për mbushjen:
250 gr gjizë
2 vezë
1 filxhan kafeje qumësht ose kos
2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalp i shkrirë
Udhëzimet
1
Si fillim përgatisni brumin:
2
Përzjeni vajin me miellin, kripën dhe ujin e vakët.
3
Nëse brumi është pak i ujshëm shtoni pak miell, në të kundërt shtoni pak ujë të vakët.
4
Lereni brumin 30 minuta në një enë qelqi të mbuluar me një pecetë.
5
Më pas ndajeni brumin në 10 topa të vegjël.
6
Hapni petat me diametër 10 cm.
7
Pastaj vendosini 5 peta njëra mbi tjetrën duke i lyer me vaj që të mos ngjiten.
8
Filloni hapini petët sa diametri i tepsisë dhe më pas të njëjtën gjë bëni dhe me pesë petët e tjera.
9
Lyejeni tepsinë me gjalpë dhe shtroni pesë petët poshtë.
10
Në mes hedhim mbushjen ku në një enë qelqi përzjeni gjizën, qumështin, vezët dhe vajin e ullirit.
11
Më pas shtroni pesë petët e tjera dhe piqeni në 200 gradë për 30 minuta.
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment