Bëjmë së bashku gliko qershie, recetën më të kërkuar të verës!

Veshtiresia
e lehtë
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
1 kg qershi
800 gr sheqer
2 gota ujë
1/2 ose 1 limon i shtrydhur

Lani qershitë dhe hiqini bërthamat.

Hidhni në një enë sheqerin dhe ujin dhe vendosini qershitë në zjarr sapo uji të marrë valë. Lërini të ziejnë për 30 minuta, duke i hequr shkumën.

Hiqeni dhe lëreni të pushojë për 6 orë ose deri ditën tjetër.

Me kujdes heqim qershitë, kullojmë lëngun dhe e vendosim në zjarr derisa të trashet.

Hedhim qershitë, i lëmë 5 minuta në mënyrë që të mos ziejnë shumë dhe të qëndrojnë kokërr.

Hedhim gjithashtu limonin e shtrydhur.

Ju bëftë mirë!

Komento