140 gr luleshtrydhe
200 gr qumësht të kondensuar (ose Qumësht Panda)
500 gr kos grek, pa yndyrë
HAPI 1
Pritini luleshtrydhet në copa të vogla dhe futini ne blender për t’i bërë në trajtë pureje.
HAPI 2
Në një tas të madh, përzieni qumështin e kondensuar në luleshtrydhet e puresë dhe më pas përzieni butësisht kosin derisa të përzihet mirë. Mund t’i hidhni sipër edhe copëza të vogla luleshtydhesh të prera.
HAPI 3
Vendoseni përzierjen në një enë, vendosini një kapak dhe ngrijeni gjatë gjithë natës, derisa të ngurtësohet. Hiqeni nga ngrirja rreth 10-15 minuta para se të dëshironi të shërbeni kosin e ngrirë. Mund të qëndrojë në ngrirje deri në 1 muaj.
Komento