Vendosni një tenxhere të madhe me ujë të ziejë, pastaj shtoni 1 lulelakër të madhe, të ndarë në copa dhe gatuajeni për 5 minuta – nxirreni një copë për ta provuar.
Kullojeni lulelakrën, më pas vendoseni në një tavë pak të thellë. Ngroheni furrën në 220C.
E vendosim përsëri tenxheren në zjarr dhe shtojmë 500 ml qumësht, 4 lugë gjelle miell dhe 50 gr gjalpë.
Vazhdoni ta përzieni shpejt pasi gjalpi shkrihet dhe përzierja të vlojë – mielli do të zhduket dhe salca do të fillojë të trashet. E trazojmë për 2 minuta.
Fikni zjarrin, përzieni pjesën më të madhe të 100 gr djathë çedar të grirë dhe hidheni mbi lulelakrën. Shpërndani sipër djathin e mbetur dhe 2-3 lugë gjelle thërrime buke nëse përdorni.
Futeni në furrë dhe piqeni për 20 minuta derisa të skuqet sipër.
Shumë prej nesh e kemi provuar atë momentin e këndshëm në fund të një vakti në një restorant kinez, kur na shërbehet një biskotë krokante që fsheh brenda një copëz letre me një “parashikim”, mesazh apo disa numra me...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Komento