Qofte me lëng, receta e ditëve të dimrit

Pjesa jeshile e dy preshve ose e 4 qepëve të njoma
1L supë perimesh
1 tufë majdanoz
Rozmarinë
1 gotë bukë e bërë pëshesh
Lëkura e gjysmë limoni
Djathë i grirë
1 vezë
Gjalpë
Kripë

1.Prisni imët pjesët jeshile të preshëve ose qepëve të njoma, majdanozin, lëkurën e limonit dhe bukën pëshesh.
2.Nëse buka është shumë e thatë, zbuteni në ujë, pastaj shtrydheni.
3.Përzieni në një tas gjalpin me pak kripë dhe vezën, përziejini, shtoni pak djathë të grirë, preshin e grirë dhe erëzat. Nëse nuk është mjaftueshëm konsistente, shtoni dhe pak bukë pëshesh.
4.Formoni toptha të vogla qoftesh dhe ziejini në supën e perimeve që po vlon për jo më shumë se 5 minuta.
5.Shërbejini në pjatë me gjethe preshi ose qepë të grira imët.

Lini një koment