Ngroheni furrën në 200C. Lyejeni bukën me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe shpërndajeni mbi pak kripë deti dhe gjethe trumze. Piqeni për 15 minuta, duke e kthyer një herë, derisa të bëhet krokante dhe e artë. Ndajeni në copa në një tas dhe hidhini kaperit.
Ndërkohë përzieni lëngun e limonit, 2 lugë vaj ulliri, pak kripë dhe mustardën për të bërë një salcë, më pas hidheni gjysmën mbi bukë.
Ngroheni një tigan grill në zjarr të lartë dhe spërkatni me pak kripë deti. Spërkatni nektarinat me 1 lugë gjelle vaj të mbetur dhe gatuajini, me anën e prerë poshtë, derisa të nxihen pak. Shtojini në tasin me bukën, së bashku me borzilokun dhe spinaqin .
Trazoni gjithçka së bashku, më pas hidheni në një pjatë për servirje. Sipër shtoni rikotën, proshutën dhe lajthitë dhe shërbejeni me pjesën e mbetur të dressing-ut, nëse dëshironi.
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Komento