1 pako 375 g petë sfoliatë, e shkrirë nëse është e ngrirë
6 fiq të freskët
25 g gjalpë, i shkrirë
2 lugë gjelle sheqer pluhur, plus shtesë për pluhurosje
2 lugë gjelle reçel me mjedër ose manaferrë
akullore sipas dëshirës
Ngrohni furrën në 200C. Shtroni një tavë të madhe me letër pjekjeje. E ndajmë brumin në 6 pjesë. Hapeni secilën pjesë me petz në trashësinë e një monedhe dhe prejeni në një rrumbullak me diametër 11-12 cm, duke përdorur një prestar. Vendoseni në tavë dhe shënoni 1 cm nga buza, duke u kujdesur që të mos e prisni brumin. Shtypeni me pirun brumin brenda vijës së shënuar.
Priteni çdo fik në feta duke i mbivendosur pjesërisht, brenda vijës së shënuar të tartave. Lyejini me gjalpë dhe spërkatini me sheqer pluhur. Tani mund të ftohen deri në 5 orë. Piqeni për 18-20 minuta derisa peta të jetë e të ketë ngjyrë të artë në skaje.
Ngrohni reçelin në një tigan të vogël, lyeni tartat me furçë, më pas pudrosni me shumë sheqer pluhur. Shërbejeni të ngrohtë nga furra ose në temperaturë ambienti, me akullore.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento