Më shumë miq, më shumë argëtim: Snapfood prezanton SnapStories
Gjërat po bëhen gjithnjë e më interesante në Snapfood dhe risia e fundit që ka ardhur në aplikacion, me siguri do të jetë ndër të preferuarat tuaja. Tashmë në aplikacion, do të mund të postoni SnapStories, duke ndarë copëza nga e përditshmja juaj me miqtë që keni në Snapfood.
Gjithҫka që duhet të bëni është të klikoni opsionin Chat në menunë fundore dhe pranë fotos suaj të profilit, do të gjeni ikonën + .
Mjafton ta klikoni dhe mund të shkrepni një foto në moment, ose të përzgjidhni një foto nga galeria juaj për ta ndarë me miqtë. Ato pastat që kishe porositurishin spektakël? Bëji një foto dhe tregoja dhe të tjerëve!
Fotot tuaja të postuara në SnapStories do të mund të shihen vetëm nga miqtë tuaj në Sanpfood dhe në 24-orë që ato qendrojnë në profilin tuaj, ju mund të kontrolloni se kush i ka parë, duke klikuar ikonën e syrit që gjendet në pjesën e sipërme të ekranit.
Ndaj kërko miqtë e tu në aplikacion ose bëj disa njohje të reja duke dërguar ftesa miqësie: Sa më shumë të postosh, aq më shumë argëtohesh.
Tartufi, ky përbërës misterioz dhe i rrallë, ka qenë prej kohësh një simbol i luksit në botën kulinare. I njohur për aromën e tij të veçantë dhe të fuqishme, tartufi ka kapur imagjinatën e kuzhinierëve dhe gurmanëve në të...
Nuk mund të blesh lumturinë, por mund të blesh sushi, që është e njëjta gjë! Në dy dekadat e fundit është bërë sensacion vakti tradicional japonez i njohur si sushi. Dita Ndërkombëtare e Sushit feston këtë vakt potencialisht të...
Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri...
Lini një koment