2 gota patate baby, të përgjysmuara (të katërtat nëse janë të mëdha)
2 lugë gjelle degë rozmarinë të freskët, plus 1 lugë gjelle e grirë
2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
Ngroheni furrën në220°. Në një tas të madh, bëni bashkë uthullëm balsamike, mjaltin, mustardën dhe
hudhrat dhe i rregullojmë me kripë dhe piper. Rrihni derisa të formohet një masë. Shtoni kofshët e pulës dhe përziejini derisa të mbulohen plotësisht. Vendoseni në frigorifer për t’u marinuar, të paktën 20 minuta deri në 1 orë.
Ndërkohë, përgatisni patatet: Në një enë mesatare shtoni patatet dhe rozmarinën e grirë dhe i rregulloni me kripë dhe piper. Shtoni 1 lugë vaj dhe përziejini derisa të bashkohen. Lërini mënjanë.
Në një tigan të madh të përshtatshëm dhe për furrë, mbi nxehtësinë mesatare-të lartë, ngrohni lugën e mbetur të vajit. Shtoni pulën dhe skuqeni, me anën e lëkurës poshtë, 2 minuta, më pas rrokulliseni dhe skuqeni edhe 2 minuta. Shtoni patatet, duke i vendosur në mes të pulës dhe sipër me degë rozmarine.
Transferojeni në furrë dhe piqeni derisa patatet të zbuten dhe pula të jetë gatuar, 20 minuta. (Nëse patatet kanë nevojë për më shumë kohë për t’u gatuar, transferojeni pulën në një dërrasë prerëse për të pushuar dhe vazhdoni të gatuani patatet derisa të zbuten.)
Shërbejeni pulën dhe patatet me lëngjet nga tigani.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento