Patate të ëmbla të pjekura në perfeksion

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
55 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
4 patate të ëmbla me lëkurë të lara mirë
4 lugë gjellë gjalpë
Kripë dhe Piper

Ngrohni furrën në 210 gradë. Shpojini patatet me pirun në disa vende dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër alumini.

Piqini derisa të zbuten për 45-50 minuta.

Lërini të ftohen pak dhe hapini në qendër me thikë, pa i prerë deri në fund. Vendosini nga një lugë gjalpë dhe spërkatini me kripë dhe piper.

Komento