Këto 10 fruta ndihmojnë ndjeshëm në humbjen e peshës

Ditët e sotme e dëgjojmë shpesh se frutat duhen shmangur nga dieta pasi kanë shumë karbohidrate dhe na shtojnë kilogramë të padëshiruar. Mirëpo kjo nuk vlen për të gjitha frutat sepse disa prej mund të ndihmojnë në humbjen e peshës falë  fibrave, një lëndë ushqyese që ju mban të plotë dhe të kënaqur me pak kalori. Mëposhtu ju do të gjeni 10 fruta që janë plot fibra dhe ju ndihmojnë të humbni peshë:

 1.Molla

Mollët e ëmbla dhe të shijshme janë të ngarkuara me fibra, që ju mbajnë të ngopur dhe rregullojnë  sheqerin tuaj në gjak. Gjithashtu molla ndihmon në ndërtimin dhe riparimin e muskujve.

2.Portokalli

Portokallët janë të pasur me fibra. por edhe me ujë duke ju mbajtur të hidratuar dhe frenojnë dëshirën për ushqim.

3.Mjedër

Mjedrat kanë përmbajtjen më të lartë të fibrave të çdo peme, në 9 gram për filxhan. Ato janë të ëmbla dhe përmbajnë pak sheqer.

4. Grejpfrut

Grejpfruti përmban naringin, një kompleks qëmund të ulë sheqerin në gjak dhe të promovojë humbjen e peshës.

5.Pjepër

Pjeprat e verdhë  janë idealë për humbje peshe, sepse janë të pasur në fibra dhe të ulët në sheqer, pavarësisht faktit se ata janë të ëmbël. Për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot fibra, mbushni një pjepër me kos grek me proteina.

6.Dardha

Një dardhë e mesme përmban rreth 20 për qind të konsumit të rekomanduar të përditshëm të fibrave, duke e bërë atë një ushqim të shëndetshëm, të mbushur me fibra.

7.Fara e shegës

Ashtu si shumë prej frutave të tjera në këtë listë, farat e shegës janë plot fibra. Por ato janë gjithashtu ideale për një sallatë, si psh me dardhë dhe spinaq të pjekur.

8. Pjeshkë

Pavarësisht ëmbëlsisë së tyre, pjeshkë kanë relativisht pak sheqer dhe luftojnë kundër obezitetit.

9.Qershi

Qershitë janë të pasura me fibra dhe nuk do të bëjnë të rritet sheqerin e gjakut tuaj.

10. Boronica

Boronicat janë të njohura si antioksidantë të shëndetshëm të zemrës, por kërkimet kanë sugjeruar që ato gjithashtu të ndihmojnë në reduktimin e yndyrës së barkut.

Lini një koment