Nuk ke pse del në këtë kohë me shi! Porosit me Snapfood një peshk të mirë tek “Rozafa” dhe do të mbetesh super i kënaqur
Rozafa është padyshim emri i parë që të vjen ndërmend sa herë do të shijosh një peshk të freskët apo një pjatë linguini me fruta deti.
Sigurisht menuja e saj është më shumë me e gjerë sesa kaq dhe për këtë ju vjen në ndihmë Snapfood
Mjafton të shkarkoni aplikacionin falas nga smartphoni juaj, të zgjidhni “Rozafa, Markatë Peshku”dhe brenda do të njiheni me një shumëllojshmëri pjatash dhe çmimet përkatëse për secilën.
Nëse planet ju ndryshuan këtë ditë si rrjedhojë e motit të ftohtë dhe me shi, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Porosit një linguini me karkaleca dhe kungull, një rizoto me peshkimin e ditës, mish peshku friturë, barbun apo merluc.
Jo vetëm kaq. Shijo edhe levrekun e zgarës, kocin apo salmonin që kanë një shije për t’u patur zili. Përpos shijes ato janë tepër të rekomandueshme edhe për vlerat ushqyese që i japin trupit tonë.
Ushqimi i mirë që do të porosisni me Snapfood do t’ju rrisë si me magji humorin në pak sekonda!
Tartufi, ky përbërës misterioz dhe i rrallë, ka qenë prej kohësh një simbol i luksit në botën kulinare. I njohur për aromën e tij të veçantë dhe të fuqishme, tartufi ka kapur imagjinatën e kuzhinierëve dhe gurmanëve në të...
Nuk mund të blesh lumturinë, por mund të blesh sushi, që është e njëjta gjë! Në dy dekadat e fundit është bërë sensacion vakti tradicional japonez i njohur si sushi. Dita Ndërkombëtare e Sushit feston këtë vakt potencialisht të...
Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri...
Lini një koment