Si të shpëtosh nga dhimbjet e menstruacioneve me 1 kokërr qepë
Një nga periudhat më të këqija të muajit për femrat është momenti i menstruacioneve. Dhe dhimbjet menstruale duket se janë të pashmangshme.
Një zgjidhje shumë e mirë për ne janë antibiotikët e ndryshëm, edhe pse të gjithë e dimë që ato mund të kenë efekte anësore.
Për këtë arsye, për të shmangur efektet anësore që mund të kemi nga ilaçet, në ndihmë na vijnë disa mënyra tradicionale, që nuk janë të dëmshme për shëndetin tonë, por edhe na ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të barkut, fryrjen dhe luhatjet e humorit, ku një prej tyre është dhe çaji me lëng qepe.
Si të shpëtosh nga dhimbjet e menstruacioneve me 1 kokërr qepë
Persona: 1
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Ingredientët
1 kokërr qepë
Mjaltë
Udhëzimet
1
1.Merrni një qepë dhe lajeni pa qëruar.
2
2.Lëkurat e pastra të qepër futini në një tenxhere me ujë.
3
3.Lërini të vlojë për disa minuta.
4
4.Merrni një kullosje të vogël, dhe hidheni çajin në një filxhan dhe shtoni dhe pak mjaltë.
5
5.Kjo do t’ju ndihmojë që të shpëtoni nga dhimbjet e menstruacioneve, dhe mos kini frikë se nuk vjen aspak erë e keqe.
Nëse ke vendosur të humbësh peshë, me shumë mundësi dëshiron t’i shohësh rezultatet sa më shpejt. Hipën në peshore pas disa ditësh dhe pret që numri të ketë rënë. Dhe kur dëgjon për dieta që premtojnë 4 apo 5...
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Lini një koment