Banane e karamelizuar,shtojini një shije ndryshe ditës tuaj!

3 banane
100 gr gjalpë
100 gr sheqer
50 gr ujë
1 lugë gjelle rum
5 gr kripë
3 gr sodë buke

1.Vendosni tiganin në zjarr me pak gjalpë.

2.Pasi gjalpi është shkrirë shtoni sheqerin me ujë.Shtoni kripë dhe sodë buke.

3.Qëroni bananet dhe pritini si të dëshironi. Shtojini bananet tek tigani pasi masa është bërë homogjene.

4.Pasi sheqeri fillon të karamelizohet shtoni rumin dhe përzijeni mirë.

5.Hiqini bananet dhe bëjini gati për servije.

6.Mund t’i shërbeni me pak akullore.

Lini një koment