Shparguj me pana, fara pishe dhe xhenxhefil

1 kg shparguj
100 gr pana
100 gr qumësht
70 gr qepujka
50 gr gjalpë
40 gr fara pishe
15 gr xhenxhefil
Vaj ulliri
Kripë

1.Thekni në një tigan që nuk ngjit farat e pishës, për 1-2 minuta.
2.Pastroni shpargujt.
3.Qëroni qepujkat dhe grijini.
4.Skuqini pak në një tigan me pak vaj ulliri, bashkë me shpargujt për 2 minuta, duke shtuar edhe pak kripë.
5.Shtoni edhe gjalpin, dhe pas 5 minutash, hidhni në tigan qumështin dhe panën.
6.Hidhni edhe xhenxhefilin dhe gatuajini për 2 minuta.
7.Fikeni zjarrin dhe shërbejini shpargujt me salcën e pergatitur, duke e kompletuar pjatën me farat e thekura të pishës.


Lini një koment