Patëllxhan me mozzarella dhe salcë domatesh, receta super e shijshme
1 patëllxhan
125 g djathë Mozzarella
Salcë domatesh
Kaperi me kripë
Rigon
Vaj ulliri
Kripë
1.Prisni patëllxhanin në feta ½ cm të trasha.
2.I spërkasni me kripë dhe i lini për 30 minuta të kullojnë lëngun e hidhur në një kullesë makaronash.
3.Pas kësaj kohe, u hiqni kripën e tepërt, i shpëlani me ujë, i thani me një pecetë të pastër dhe i piqni nga të dyja anët mbi një pllakë gize ose në një tigan të sheshtë pa vaj.
4.I vendosni fetat e patëllxhanit në një tavë të lyer me vaj ulliri, por i vendosim në mënyrë që të mos jenë shumë mbi njëra-tjetrën.
5.I spërkasni me vaj ulliri, salcë domate, rigon dhe kaperi, të cilët më parë i keni shpëlarë me ujë e tharë me letër kuzhine.
6.Vendosni sipër djathin mozzarella të prerë në copa të vogla dhe e vendosni të piqet për rreth 20 minuta, në furrë të ngrohur më parë në temperaturën 180° C.
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Lini një koment