1.Marrim pjeshkët, i ndajmë në dy gjysma secilën dhe në një pjatë ku kemi vendosur sheqer, i lyejmë pjeshkët mirë nga pjesa e brendshme.
2.I vendosim të katërta gjysmat në një tavë dhe e fusim për pjekje për 30 minuta, në 180 °.
3.Ndërkohë përgatisim kremin karamel: Në një tenxhere të vogël, në zjarr të ulët, hedhim sheqerin dhe ujin, dhe e përziejmë deri sa sheqeri të tretet dhe te fillojë të ndërrojë ngjyrë. Kur shurupi të ketë marrë ngjyrën që doni (kjo varion, në varësi të ngjyrës që doni të ketë kremi karamel, nga kafe e hapur, në të errët), e fikim sobën.
4.Shtojmë direkt panën, dhe e përzijmë me një tel kuzhine intensivisht dhe shumë shpejt.
5.E vendosin për pak në zjarr të ulët përsëri dhe shtojmë gjalpin, mjaltin dhe pak kripë.
6.E vendosim në një enë dhe e lëmë të ftohet tërësisht.
7.Përgatisim galetën: Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe hedhin galetën dhe e përziejmë për pak minuta.
8.Shtojmë kanellën dhe pas pak e fikim sobën dhe e lëmë të ftohet.
9.Pasi të ketë kaluar 30 minuta nga pjekja e pjeshkëve, i nxjerrim nga furra dhe i servirim pjeshkët në një pjatancë ose enën ku dëshironi.
10.I mbushim pjeshkët më galetë, gjalp e kanellë. Sipër i vendosim pak krem djathi (1 lugë gjelle secilës).
11.I hedhim kremin karamel sipër. Pjesën lart e dekorojmë sipas dëshirës (unë i kam hedhur sipër bajame të grira).
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Lini një koment